Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në banesën e saj në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Gjakovë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Policinë e Gjakovës.
“Me datë 23.01.2025 rreth orës 18:40, viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Gjakovë”.
“Vdekja e saj është konstatuar nga personeli mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes'”, ka thënë Elezaj.