Një grua ka njoftuar policinë se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rr.Bill Klinton, Prishtinë 24.01.2025-16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.