Një shtetas polak është arrestuar dje pasdite në pikën kufitare të Glloboqicës pasi i njëjti është kërkuar nga Gjermania.
Ai më pas është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“PKK Glloboqicë 24.01.2025-17:30.
Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjermania, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.