Një veturë me targa të huaja është përfshirë nga zjarri të premten në Mitrovicë të veriut.
Sipas policisë, vetura ka qenë pronë e një kosovari.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
“Kodra e Minatorëve, Mitrovicë Veri 24.01.2025-21:05. Raportohet se është përfshi nga zjarri vetura me targa të huaja pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.