Arrestohen dy persona në Gjilan, organizonin skema piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Gjilan, organizonin skema piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm

Më: 25 janar 2025 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar për organizim të skemave piramidale në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

Policia është informuar për veprimtarinë ilegale e më pas ka kryer kontroll në lokal, ku ka gjetur dhe konfiskuar një mobil, një llaptop, si dhe disa tiketa të lojës KENO.

“Pas një informate të pranuar se në një lokal ushtrohet veprimtari ilegale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’, pas hetimeve të zhvilluara, më 24.01.2025, është kryer kontrolli i lokalit dhe në të njëjtin janë gjetur dhe konfiskuar; një telefon mobil, një llap top, disa tiketa të lojës KENO dhe disa fletore me shënime të ndryshme.

Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat