Të premten në fshatin Llapushnik është arrestuar një i mitur që dyshohet ta ketë therur një të mitur tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.