Të premten në fshatin Trudë të Prishtinës një person ka raportuar se ia kanë grabitur 200 euro nën kërcënimin e thikës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se sa ishte në vendin e punë në pompën e derivateve, një person i maskuar nën kërcënim të thikës i ka grabitur rreth 200€”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Rasti nën hetime”.