Një person është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet që kishte dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 23 dhjetor të vitit të kaluar në Fushë Kosovë dhe është raportuar dje.
Sipas viktimës, i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike.
Viktima është dërguar për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.