Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e arit në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e arit në Prizren

Më: 25 janar 2025 Në ora: 15:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e arit në vlerë prej 168 mijë euro në një argjentari në Prizren.

“Ankuesi mashkull nga Prizreni, pronar i një argjendarie me datë 13.01.2025 ka raportuar se nga persona të dyshuar të  panjohur i është vjedhur ari nga lokali – argjentari në Rr. ‘Adem Jashari’ në Prizren, sipas ankuesit nga argjentaria ia janë stoli ari rreth 3 kg dhe 1 kg argjendtë në vlerë totale rreth 168.000 euro. Hetues nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren pas një pune intensive hetimore dhe operative kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe të arrestojnë një  të dyshuar i cili kishte kryer vjedhjen e rëndë në largjentarin e lartpërmendur”, ka njoftuar për RTK zëdhënësi i policisë rajonale, rreshter Vesel Gashi.

Sipas tij, në bashkëveprim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrollë nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi-prova të shumta ndërlidhëse me rastin, të cilat dhe janë sekuestruar. Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale si provë materiale”, ka shtuar ai. 

Me urdhër të prokurorit të çështjes i dyshuari mbahet në ndalim për 48 orë, derisa rasti vazhdon të jetë nën hetim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat