E.P. dhe N.D. të moshës 21-vjeç janë arrestuar sonte, pas therjes së një 23-vjeçari rreth orës 17:00 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se personat janë arrestuar rreth orës 21:50 dhe janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një thikë, me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi.
Sipas hetimeve fillestare, rrethanat që çuan te rasti janë ende të paqarta. Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, prej nga është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
Policia do të vazhdojë hetimet dhe do të informojë publikun për zhvillimet e tjera mbi rastin.