Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia po heton rastin

Kronikë e zezë

Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia po heton rastin

Më: 26 janar 2025 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Sipas raportit të Policisë për 24 orët e fundit, është njoftuar për një incident, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur në Ranilluk dhe është raportuar përkatësisht gjatë pasdites së djeshme.

Për fat të mirë, zjarrfikësit kanë arritur të shuanin zjarrin dhe nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kryerësve të kësaj vepre.

Nuk janë dhënë informacione shtesë mbi motivet e mundshme të këtij akti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat