Një kasafortë me para është vjedhur në një banesë në Mitrovicë.
Sipas raportit policor, vjedhjen dyshohet se e kanë kryer dy persona të panjohur të cilët kishin hyrë në banesë dhe nga aty kanë marrë kasafortën brenda të cilës kishte një shumë parash.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar.