Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë. 1 mijë e 553 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së shtunë.
Policia, gjithashtu ka raportuar se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 18 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 28 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, sipas policisë, janë arrestuar 10 persona.
9 prej tyre janë dërguar në mbajtje.