Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel. Si pasojë e tij tre persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë persona të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Sinjali mëson se të vdekur kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi, e që janë: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në aksidentin e orës 18:40 janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.
Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.
Aksidenti me tri viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në fshatin Çubrel të Skenderajt, një aksident trafiku me pasoja fatale ka marrë jetën e tre personave civilë dhe ka lënë të lënduar pesë të tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit nga autoritetet e sigurisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e policisë.
“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë,” thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor janë duke u marrë me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lidhur me rastin janë njoftuar Institucioni i Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurori kompetent, të cilët pritet të marrin pjesë në hetimet e mëtejshme.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të dalin informacione të reja lidhur me këtë ngjarje tragjike.
Lushtaku jep detaje nga spitali për tre të vdekurit në aksident
Nga: H.O.
Një aksident tragjik ka ndodhur para pak kohësh në magjistralen Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Qubrel të Skenderajit.
Në këtë aksident kanë mbetur tre të vdekur. Lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe zyrtari i PDK-së nga komuna e Skenderajt, Sami Lushtaku. Ai ka shkuar edhe në spital pas aksidentit, duke dhënë detajet e para, pas asaj që ndodhi.
Postimi i plotë:
Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Qubrel të Skenderajt.
Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj për ditën e nesërme!
SL
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë tre persona kanë vdekur. Lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë,” tha Nura.
Kryetari i Skenderajt shprehu ngushëllime të thella për familjen e viktimës dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.
Lidhur me rastin, media ka provuar të marrë informata nga Policia, por deri në publikimin e lajmit, nuk ma mundur të marrë përgjigje.
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë: Vdes një person dhe lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.
Për pasojë, ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Nura, kryetar i komunës së Skenderajt.
“Një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë”.
Postimi i plotë i Nurës:
Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë.
Në këto çaste të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërkaq të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë!