Një zyrtar policor dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit në një poligon privat në dalje të Gjilanit.
Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë.I përfshirë në rast dyshohet të jetë edhe një qytetar.
Arsyet që sollën plagosjen në Gjilan nuk dihen akoma.
Ekipet e Policisë janë në vendin e ngjarjes derisa është lajmëruar edhe ekipi i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokuroria.