Një person është arrestuar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar nënën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:30, në Fushë Kosovë.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit pas intervenimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.