Ekstradohet shtetasi i Shqipërisë i cili po kërkohej nga autoritetet e Kosovës

Kronikë e zezë

Ekstradohet shtetasi i Shqipërisë i cili po kërkohej nga autoritetet e Kosovës

Më: 28 janar 2025 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se është ekstraduar nga Shqipëria shtetasi i Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ekstradimi i personit të arrestuar është bërë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të hënën rreth orës 12:50.

“PKK Vërmicë / 27.01.2025 – 12:50.Raportohet se është bërë pranimi i të ekstraduarit nga Shqipëria mashkull shtetas i Shqipërisë i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.

Personi është pranuar nga njësia përkatëse e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat