​Raportohen dy raste të ndara në polici për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Kronikë e zezë

​Raportohen dy raste të ndara në polici për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Më: 28 janar 2025 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara për sulm ndaj personit zyrtar dhe tjetri kanosje ndaj personit zyrtar.

Sipas policisë në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan më 26 janar është raportuar se ankuesit mashkull kosovar derisa ka qenë duke ecur, një person i dyshuar i panjohur nga një veturë në lëvizje ia ka drejtuar armën.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Edhe në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë më 27 janar është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë.

“I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat