Një person është arrestuar dhe i njëjti ka dorëzuar armën e ftohtë me të cilën dyshohet se ka kryer veprën “Vrasje në tentativë”.
Tutje në raport thuhet se rasti ka ndodhur më 25.01.2025 rreth orës 16:40, në Drenas.
Tutje thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka dorëzuar armën e ftohtë me të cilën dyshohet se ka kryer veprën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.