Një person me të meta psiqike është arrestuar në Skenderaj.
Kjo pasi fillimisht kishte tentuar ta dëmtonte varrin e babait të tij, e më pas ka sulmuar edhe policët.
Njëri prej tyre ka kërkuar tretman mjekësor.
Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.