Vodhën para në një shtëpi në Mitrovicë, arrestohen tre të mitur

Kronikë e zezë

Vodhën para në një shtëpi në Mitrovicë, arrestohen tre të mitur

Më: 29 janar 2025 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre të mitur në Mitrovicë, pasi të njëjtit dyshohen për vjedhje.

Policia ka njoftuar se i kësaj vjedhje ishte një  shtëpi në Mitrovicë, nga ku kishin  vjedhur  një shumë të parave.

“Arrestimi i tre të dyshuarve  të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave  të siguruara se  me datën  25 janar 2025, në  rrugën  Marije Shllaku ” në Mitrovicë, në bashkëkryerje  kanë  kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një  shtëpi nga ku kishin  vjedhur  një shumë të parave”.

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është  gjetur gjysma e shumes se parave të vjedhura. Ndërsa, pas intervistimit,  tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat