Podujevë: Çifti rrahen me njëri – tjetrin në veturë, Policia i kap në flagrancë

Kronikë e zezë

Podujevë: Çifti rrahen me njëri – tjetrin në veturë, Policia i kap në flagrancë

Më: 29 janar 2025 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çiftet jo rrallëherë nuk arrijnë t’i zgjidhin telashet e tyre dhe eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Kështu dyshohet se ndodhi edhe mbrëmë pas mesnate në Gllamnik të Podujevës.

Një çift përfunduan në Policia, pasi dyshohet se ushtruan dhunë ndaj njëri – tjetrit.

Siç merr vesh media, rasti dyshohet se ndodhi në veturë, ku Policia i kapi në flagrancë të dyshuarit dhe të njëjtit fillimisht u dërguan për trajtim mjekësor.

Bazuar në informacionet e para bëhet fjalë për një 20-vjeçare dhe të dashurin e saj rreth 33-vjeçar.

Konflikti verbal mes tyre eskaloi në dhunë dhe fatmirësisht Policia arriti të intervenojë.

Palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën “Dhunë në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat