Një incident me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 14:52 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.
Detaje lidhur me rastin ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se një zyrtar policor derisa ishte duke ecur, ka parë gëzhoja dhe njolla të gjakut dhe se ka lajmëruar policinë, të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin.
“Rreth orës 14: 52 minuta një zyrtar policor i cili derisa ishte duke ecur në rrugën “Bill Clinton” në afërsi të Spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Zyrtari policor menjëherë ka njoftuar policinë dhe në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilët janë duke u marrë me rastin. Tani për tani kemi vetëm këto të dhëna dhe se po merremi me rastin”, ka thënë Gashi.