Një burrë dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht babanë, vëllanë dhe motrën e tij në Ferizaj.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit i kishte sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë babanë dhe vëllanë e tij, si dhe viktimën femër- motrën e tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.