Tre arkatarë të një lokali në Fushë-Kosovë janë arrestuar, pasi që shiten produkte me çmim që nuk ishin real.
Sipas policisë, rastin në polici e ka paraqitur pronari i një lokali, derisa këtë rast e ka cilësuar si keqpërdorim të besimit, raorton KosovaPress.
“Fushë Kosovë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë keqpërdor pozitën e tyre si arkëtarë në lokalin e tij kanë duke shitur produkte me çmime që nuk ishin reale”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërkohë, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.