Një burrë është larguar nga shtëpia e tij në Lipjan dje dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar një shtetase e Shqipërisë.
“Lipjan. Më 30.01.2025 ankuesja shtetase Shqiptare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka informata për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i cili po trajtohet nga njësitë përkatëse policore për procedurat e mëtejme hetimore.