​Aksident mes katër veturave dhe një autobusi, 7 të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident mes katër veturave dhe një autobusi, 7 të lënduar

Më: 31 janar 2025 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat