Gjakovë, theret me thikë një person, policia e cilëson vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Gjakovë, theret me thikë një person, policia e cilëson vrasje në tentativë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Një person është lënduar me thikë nga një tjetër në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, të shtunën rreth orës 10:25.

Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe është arrestuar një i dyshuar”.

“Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast ‘vrasje në tentativë'”, ka thënë Elezaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat