Gjuajtje me armë në Prishtinë, flasin nga Policia

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, flasin nga Policia

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 21:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare  nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti.

Më tej, Ahmeti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat