Ishte punonjës i kompanisë Hidrodrini, ky është personi që mbeti i vdekur në aksidentin në Pejë
Një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Qungur të Pejës.
Media merr vesh se viktima është Fitim Kolusha, përreth 40-vjeçar.
Sipas burimeve, i ndjeri ishte punonjës i kompanisë ‘KRU Hidrodrini’.
Lajmin për vetaksident e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ënë vend të ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.
Policia jep detaje për vetaksidentin
Një vetëaksident me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në fshatin Qungur të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se shoferi i automjetit ka humbur jetën në vend të ngjarjes, pasi vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor.
“Sot, rreth orës 18:35, Policia u njoftua për një vetëaksident që ka ndodhur në fshatin Qungur të Pejës. Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi ka pësuar vdekje, e cila u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal i Pejës,” tha Rugova në një deklaratë.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente.
Policia inkurajojnë qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë të vetëdijshëm për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë
Aksident trafiku me fatalitet në Pejë, një i vdekur në vendngjarje
Aksident trafiku me fatalitet në Pejë, një i vdekur në vendngjarje
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Pejë.
Sipas burimeve të mediave, një person ka vdekur në vend të ngjarjes
Për rastin, është kontaktuar edhe Policinë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.