Policia jep detaje për vetaksidentin në Pejë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vetaksidentin në Pejë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 20:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vetëaksident me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në fshatin Qungur të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se shoferi i automjetit ka humbur jetën në vend të ngjarjes, pasi vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor.

“Sot, rreth orës 18:35, Policia u njoftua për një vetëaksident që ka ndodhur në fshatin Qungur të Pejës. Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi ka pësuar vdekje, e cila u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal i Pejës,” tha Rugova në një deklaratë.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente.

Policia inkurajojnë qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë të vetëdijshëm për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat