Një rast i dhunimit në Prishtinë e një në Fushë Kosovë - arrestohen tre të dyshuar

Kronikë e zezë

Një rast i dhunimit në Prishtinë e një në Fushë Kosovë - arrestohen tre të dyshuar

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Dy raste të dhunimit janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë- një në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë.

Në Fushë Kosovë rasti ka ndodhur më 31 janar. Si i dyshuar është arrestuar një person por i njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNIM-  Fushë Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Prishtinë janë arrestuar dy persona, të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat