Pesë raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh, katër prej tyre në rajonin e Prishtinës.
Në Podujevë është arrestuar një person nën dyshimin se e ka kanosur një person.
“Podujevë / 02.02.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Prishtinë një burrë është arrestuar pasi dyshohet se i ka sulmuar fizikisht dy viktima.
“Prishtinë / 02.02.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dhe ofenduar dy viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Obiliq është arrestuar një person pasi dyshohet se më 18 dhjetor e ka sulmuar fizikisht një grua.
“Obiliq / 18.12.2024 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që muaj më parë dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Një tjetër person është arrestuar në Obiliq për dhunë psikike ndaj një gruaje.
“Obiliq / 02.02.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”
Ndërsa në Klinë një grua ka kërkuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga një burrë. Policia raporton se ka pasur një kacafytje mes dy burrave të cilët janë arrestuar. Ata më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Klinë / 02.02.2025 – 20:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin pas një kacafytje të ndodhur mes dy të dyshuarve meshkuj kosovar të njëjtit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga ta është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”