Për një javë policia e Prishtinës i sekuestron gjashtë armë

Kronikë e zezë

Për një javë policia e Prishtinës i sekuestron gjashtë armë

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Java e kaluar ishte goxha e ngarkuar për zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës.

Këta zyrtarë, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 178 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Policia e rajonit të Prishtinës u angazhuan edhe në segmente të tjera të sigurisë.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3 mijë e 555 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat