Aksident mes 7 automjetesh në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksident mes 7 automjetesh në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti te “Rruga B” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në mes të shtatë automjeteve, konfirmon zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara)”, ka konfirmuar ajo.

Me rastin po vazhdon të merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat