Aksident mes dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Aksident mes dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Parallovë, në rrugën për Gjilan-Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se nga të lënduar, njëri është i lënduar më rëndë dhe është dërguar në Prishtinë, kurse pjesa tjetër e të lënduarve janë liruar për në shtëpi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit mes dy veturave civile. Një person i lënduar pak më rëndë është dërguar në Prishtinë, pjesa tjetër, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë liruar në shtëpi”, tha Hashani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat