Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë.
Dyshohet se dy persona (meshkuj) e kanë dhunuar një femër, bëjnë të ditur burime të medias.
Menjëherë me këtë rast janë aktivizuar policia, të cilët i kanë arrestuar të dyshuarit.
Sipas informacioneve, personat e dyshuar janë me probleme psikike.
Të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tyre është bërë kërkesë për t’i dërguar për trajtim në Entin Special të Shëndetit Mendor në Shtime.