Policia e Kosovës ka bërë kërkesë bashkëpunimi me qytetarët për identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e një personi që kërkohet për veprën ‘‘Falsifikim i dokumenteve’’.
Nga PK-ja është kjo kërkesë është bërë me autorizime nga prokuroria kompetente.
Komunikata e plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
-Person në kërkim
Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjen e tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 dhe 045321646.