E rëndë: Sulmohet brutalisht një zyrtar policor në Prizren, i thyhet hunda

Kronikë e zezë

E rëndë: Sulmohet brutalisht një zyrtar policor në Prizren, i thyhet hunda

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, qoftë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare nuk janë të rralla. Një incident i tillë ka ndodhur dje në Prizren, ku një polic është sulmuar brutalisht derisa ishte jashtë detyrës zyrtare.

Media mëson se si pasojë e sulmit brutal, zyrtarit policor i është thyer hunda.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari që ka sulmuar policin është i moshës së mitur.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Ndërkaq, në lidhje me rastin janë informuar institucionet përkatëse, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat