Ferizaj: Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Kronikë e zezë

Ferizaj: Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për “Vrasje të rëndë”.

Kjo prokurori ka njoftuar se pas hetimeve është arritur të identifikohet dhe ndalohet ky i dyshuar lidhur me rastin kur fillimisht një person është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij dhe sot është gjetur trupi i pajetë i tij, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML)”.

“Prokuroria Themeleore në Ferizaj në koordinim me Policinë, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje penale”, ka njoftuar tutje prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat