Vidhen pajisje të punës në Podujevë, ende nuk ka asnjë të arrestuar

Kronikë e zezë

Vidhen pajisje të punës në Podujevë, ende nuk ka asnjë të arrestuar

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Persona të panjohur dyshohet se kanë thyer derën e bodrumit të një qytetari të Podujevës, me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje të ndryshme të punës.

Policia ka nisur hetimet, derisa nuk është arrestuar asnjë i dyshuar deri më tani.

“Është raportuar se nga persona të panjohur i është thyer dera e bodrumit të shtëpisë ankuesit mashkull kosovar dhe se mungonin pajisje të ndryshme të punës.

Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat