Dy persona janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar dy persona të tjerë.
Në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00 në fshatin Radevë të Graçanicës.
Tutje bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.