I vrari në Ferizaj u gjet në mal nga qentë e policisë

Kronikë e zezë

I vrari në Ferizaj u gjet në mal nga qentë e policisë

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Mbrëmë u arrestua një person në Ferizaj, nën dyshimin se kishte kryer vrasje të rëndë.

Leutrim Fejza u arrestua nën dyshimin se kishte vrarë Bekim Varin, i cili ishte shpallur i zhdukur nga 22 janari i këtij viti.

“Pas hetimeve të ndërmarra nga ana e hetuesve rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohet dhe ndalohet i dyshuari L.F., lidhur me rastin kur fillimisht një person me inicialet B.V., është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij dhe sot më datën 05 Shkurt 2025, është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit B.V., në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt”, deklaroi dje policia.

Për gjetjen e të dyshuarit ishte mobilizuar edhe njësia K9 e policisë, e cila përmes qenve gjeti trupin e pajetë të të ndjerit.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat