Arrestohen katër turq në aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohen katër turq në aeroportin e Prishtinës

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Në katër raste të ndara janë arrestuar katër shtetas të Turqisë,.

Ata dyshohet se kanë prezantuar leje qëndrimi të falsifikuara.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT- Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat