Gjendet narkotikë në një banesë të dhënë me qira në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjendet narkotikë në një banesë të dhënë me qira në Ferizaj

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Të mëkurën në Ferizaj është raportuar se në një banesë të dhënë me qira, një person kishte gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 6.81 gramë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, ku përveç substancës kishin gjetur dhe sekuestruar një boks të hekurit, dy mullinj për bluarjen e marihuanës, shtatë pako rizlla, një kavanoz të vogël, një maskë të zezë për mbulimin e fytyrës si dhe shisha të zbrazëta për ekzaminimin e gjurmëve.

Rasti është në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat