Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Kronikë e zezë

Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Më datë 29.01.2025, rreth orës 20:45, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion lidhur me një rast të dyshuar rrëmbimi, i cili thuhej se kishte ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime.

Njësitet policore të rendit dhe hetuesit kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia njofton se fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc, Ferizaj. Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

“Gjatë hetimeve dhe sigurimit të provave të mjaftueshme, hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë se deklarimet për rastin nuk ishin të vërteta. Për pasojë, sot më datë 07.02.2025, janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarve dy persona, të cilët dyshohet se kanë inskenuar rastin: H.L. (M/K), 21 vjeç dhe E.S. (M/K), 24 vjeç”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, rasti është rikualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Hetimet për rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat