Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona

Kronikë e zezë

Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 23:07
Gjesendet e gjetura

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë për përfshirje në veprat penale blerja posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i parasë.

Arrestimi i R. R. (23) dhe A.S. (24), shtetas kosovarë, vjen pas hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik për vepra penale që lidhen me lëndët narkotike.

Policia gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari në Prishtinë, ka gjetur dhe sekuestruar katër qese me kërpudha narkotike me peshë 106.7 gramë, 186 copa ekstazi, pesë qese me substancë MDMA - 17 gramë, katër qese kokainë - 22.1 gramë, katër qese dhe një kavanoz me substancë narkotike-ketamin me peshë 109.2 gramë, një qese me marihuanë - 0.7 gramë, 440 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dy peshore elektronike, 700-800 qese të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikeve në sasi të vogla.

Personat e arrestuar pas intervistimit me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat