Identifikohet e mitura që u raportua e zhdukur, policia arreston tre persona për trafikim, dhunim e armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Identifikohet e mitura që u raportua e zhdukur, policia arreston tre persona për trafikim, dhunim e armëmbajtje pa leje

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore ka identifikuar një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.

Lidhur me këtë rast nën dyshimin se janë kryer veprat penale “trafikim me njerëz”, “armëmbajtje pa leje/dhunim’, policia tha se ka arrestuar tre persona.

“Prishtinë  05.02.2025. Sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore  ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur),  e cila ka qene e raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë  kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin  në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të  prokurorit,  tre dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat