Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi në shtëpinë e tij ka gjetur substanca narkotike.
Rasti ka ndodhur ditën e premte.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kryerjes së bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: tetë shishe të mbushura metadon 10 mg/1ml-ml100, tetëdhjetë e një shishe të zbrazëta 10 mg/1ml-ml100, 35 copa Ampula Diazepan 10ml/2ml, 295.5€ kesh para, 34 shiringa mjekësor, një telefon dhe një fletore me shënime”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.