Arrestohen dy të rinj në Prishtinë, sekuestrohen lëndë narkotike dhe para të falsifikuara

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të rinj në Prishtinë, sekuestrohen lëndë narkotike dhe para të falsifikuara

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi dyshohet se posedonin subatancë narkotike dhe para të falsifikuara.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë kryer kontrolle në banesën e një të dyshuari në Prishtinë, ku gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

-Katër qese të mbushura me kërpudha narkotike me peshë 106.7 gr.;

-186 copa ekstazi;

-Pesë qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë narkotike-MDMA me peshë 17 gr.;

-Katër qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-kokainë me peshë 22.1 gr.;

-Katër qese dhe një kavanoz, dyshohet të jetë substancë narkotike-ketamin me peshë 109.2 gr.;

-Një qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-marihuanë me peshë 0.7 gr.;

-440 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

-Dy peshore elektronike;

-700-800 qese të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikeve në sasi të vogël.

Lidhur me rastin janë arrestuar R.R., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar).

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘blerja posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘falsifikim i parasë’.

Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat